Ndërlidhjet

logo-print

SHBA, negociatat e çastit të fundit për borxhin


Në Shtëpinë e Bardhë janë duke u mbajtur negociatat që kanë për qëllim zgjidhjen e ngërçit në lidhje me kufirin e borxhit.

Zyrtarët thanë se liderët republikanë të Kongresit janë duke shënuar përparime domethënëse.

Demokratët kanë shtyer një votim të propozimit të demokratëve.

Lideri i shumicës në Senat, Heri Reid tha se po e shtyen votimin për t’i dhënë kohë negociatorëve në lidhje me marrëveshjen.

Më herët, kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit, Xhon Bohner tha se kishte besim në arritjen e një marrëveshje të çastit të fundit me presidentin Obama për të shmangur moslikudimin potencial të borxheve që do të ishte katastrofik.

Duke folur pranë senatorit Mitç MekKonnell, Bohner tha se dy republikanët kryesorë në Kongres, “ishin të bindur se do të ketë marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për t’i dhënë fund qorrsokakut”.

Pa një marrëveshje, qeveria amerikane do të mbetet pa para për të paguar faturat në mesnatën e së martës.

Kjo mund të sjellë pasoja për ekonominë globale.
XS
SM
MD
LG