Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës, vriten 10 policë afganë


Autoritetet afgane thanë se një sulmues vetëvrasës që hodhi vetën në erë në një makinë bombë, ka vrarë 10 zyrtarë policie në Lashkar Gah, në provincën e Helmandit në Afganistan.

Në sulm është vrarë edhe një fëmijë.

Autoritetet thonë se 12 persona janë lënduar nga sulmi, për të cilin përgjegjësinë e kanë marrë talibanët.

Sulmi ndodhi në më pak se dy javë që kur NATO ua dorëzoi përgjegjësinë për sigurinë trupave afgane në Lashkar Gah.

Kjo është zona më e paqëndrueshme nga 7 rajonet në të cilat po kryhet transferi i përgjegjësive.
XS
SM
MD
LG