Ndërlidhjet

Deklaratë për Kosovën

  • RFE /RL

Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Kuvendi i Serbisë ka miratuar një deklaratë për Kosovën, e cila “dënon të gjitha llojet e dhunës në Kosovë”, dhe bën thirrje për një zgjidhje paqësore të krizës të shkaktuar siç thuhet nga “akti i njëanshëm i Prishtinës për ndërhyrje në veri”, si dhe kërkon vazhdimin e dialogut.

Deklarata i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtarë që të “gjykojë çdo veprim të njëanshëm që rrezikon dialogun”.

Miratimit të deklaratës i ka parapri një debat 10-orësh.

Deputetëve iu është drejtuar edhe presidenti serb, Boris Tadiq, i cili ka thënë se detyrë e Serbisë është që të sigurojë paqen.

Ai ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës duke thënë Serbia nuk do të hyjë edhe në një luftë tjetër dhe se do të mundohet ta zgjidhë problemin me mjete paqësore.

Tadiq ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të kthejë gjendjen e mëparshme në Kosovë para se të ndërhynte njësia speciale e policisë ROSU për të futur nën kontroll pikat 1 dhe 31 në veri të Kosovës.(a.i.)


***


Uorlik: SHBA nuk qëndronte pas aksionit të Prishtinës



Ambasadorja amerikane në Serbi Meri Uorlik ka deklaruar se qeveria e Kosovës ka ndërmarrë vetë aksionin për dërgimin e forcave policore në veri të Kosovës dhe jo në koordinim me komunitetin ndërkombëtar e as me SHBA-të.

Ai vendim është marrë vetëm nga ana e Prishtinës dhe SHBA-të shprehin keqardhje për krejt atë që ka ndodhur në javën e kaluar në Kosovë”, ka thënë Meri Uorlik në një intervistë për të përditshmen Press .

Komentet e ambasadores vijnë dy ditë pasi që presidenti serb Boris Tadiq akuzoi ambasadorin amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell se qëndron pas aksionit të Prishtinës.

Uorlik në intervistën për të përditshmen Press ka thënë se SHBA i bën thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të “ulen në tryezën e bisedimeve dhe të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme, e cila mundëson lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave”.

E pyetur për rolin e KFOR-it dhe EULEX-it, ajo ka thënë se që të dy institucionet kanë mandate të fuqishme në Kosovë dhe se synim kanë ofrimin e paqes, stabilitetit dhe sundimin e ligjit.

E pyetur për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, Uorlik ka thënë se edhe më tej mbetet optimiste, me gjithë “çastet e vështira të ditëve te fundit”.

Në plan afatgjatë është në interes të Serbisë që të gjejë një modus vivendi për themelimin e raporteve me Kosovën. Nuk shoh se cilido në BE flet se kjo çështje duhet të zgjidhet nesër apo për disa muaj” ka thënë Meri Uorlik.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG