Ndërlidhjet

Kuba kërkon masa radikale për 'bashkëpunëtorët' amerikanë


Ligjvënësit kubanezë po kërkojnë dënime të ashpra për këdo që merr mara të qeverisë amerikane për të promovuar demokracinë.

Autoritetet kubaneze i quajtën disidentët kubanezë “mercenarë” të paguar nga SHBA.

Reagimi pason një vendim të javës së kaluar të senatorit amerikan Xhon Kerri për t’i dhënë fund pezullimit të shumës së tij personale prej 20 milionë dollarësh për fondet për promovimin e demokracisë në Kubë.

Fondet megjithatë nuk janë lëshuar ende.

Ato janë pezulluar pasi që një kontraktues i Departamentit Amerikan të Shtetit Alen Gros i burgosur në Kubë, po kërkon apelimin e dënimit të tij 15 vjeçar për shkak se kishte marrë pjesë në një fushatë amerikane për të ndihmuar hebrejtë kubanezë në prodorimin e internetit.

Kuba thotë se ai ka kontrabanduar ilegalisht pajisje komunikimi.
XS
SM
MD
LG