Ndërlidhjet

Deklarimi i pikave kufitare në veri si zona të kufizuara ushtarake do të ndalojë kontrabandën e mallrave që janë bërë në atë pjesë të territorit të Kosovës, vlerësojnë njohës të çështjeve ekonomike në Prishtinë. Nga ndalimi i kontrabandës buxheti i Kosovës, sipas tyre, do të përfitojë të hyra më të mëdha.

Nga mos mbikëqyrja e pikave kufitare me kufirin Kosovë – Serbi, Kosova çdo vit, sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike, ka humbur 300 milion euro, dhe tani, siç thonë ata, pas kontrollimit të këtyre pikave nga ana e KFOR-it, buxheti i Kosovës do të mund të grumbullojë të hyra buxhetore po aq sa ka humbur çdo vit.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Mejdi Bektashi thekson se tani, me kontrollin e pikave kufitare, qarkullimi i marrave të kontranbanduara nga Serbia, qoftë më akcizë apo mallra të tjera do të ndalohet në masë të madhe.

Dëmet nga krijimi i zonës ta quajtur kontrabanduese në veri, ka dëmtuar mjaft buxhetin e Kosovës dhe ato shifra sillen rreth 300 milion euro në vit, aq do të duhej të ishin humbjet për buxhetin e Kosovës”, thekson ai.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, doganierët kosovarë nuk ishin të lejuar të vendosen në pikat kufitare në veri të Mitrovicës.

Mos kontrollimi i pikave doganore nga institucionet e Kosovës, iu kishte mundësuar serbëve që të fusin mallra pa iu nënshtruar obligimeve të politikës fiskale.

Profesori i Ekonomisë Musa Limani, thekson se kontrolli i pikave kufitare 1 dhe 31 do të ndalojë kontrabandën, dhe të gjitha mallrat që do të hynë nga këto pika, do t’i shtrohen të gjitha obligimeve me ligj, gjë që siç thotë profesor ai, do të ndihmojë në rritjen e mjeteve buxhetore.

Deri më tani ekonomia informale (joformale) ka marr pjesë të madhe në formimin e GDP-së në Kosovë për shkak të mos kontrollimit të pikave në veri, buxheti i Kosovës ka pasur humbje të mëdha, ndërsa tregu i Kosovës ka pasur çrregullime të mëdha, pasi që një pjesë e madhe ka hyrë nga këto pika pa iu nënshtruar obligimeve të politikës fiskale”, shprehet Limani.

Kontrolli i pikave kufitare nga institucionet e vendit, sipas profesor Limanit do të ketë efekte pozitive si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë politik.

Nga të hyrat që tani do të mblidhen në pikat kufitare në kufiri me Serbinë, buxheti i Kosovës do të pasurohet edhe më shumë, thotë profesor Limnai.

Tani këtë aksion që ka marrë Qeveria e Kosovës që është në të vërtetë me vend, edhe pse i vonuar, duhet të shkojnë deri në fund, nuk ka kthim mbrapa. Kontrollimi i pikave 1 dhe 31 do ta kthejë kushtetutshmërinë dhe pavarësinë e plotë të Kosovës, dhe ligjshmërinë, dhe njëherë do ta ndalojë në pjesën më të madhe të vendit ekonominë informale”, thotë Limani.

Ndryshe, edhe autoritetet kosovare kanë konfirmuar se kontrabanda në veri është ndalur 100 për qind.

Ndërsa mundësia e kontrabandës së mallrave përmes rrugëve alternative në territorin e Kosovës, sipas ekspertit të ekonomisë Mejdi Bektashi është mjaft e vështirë të realizohet.

Gjithkund në botë ka kontrabandë, zakonisht të mallrave më akcizë, por mundësia e kontrabandës përmes rrugëve alternative është shumë më e vështirë dhe ka një kosto shumë më të lartë. Unë besoj se shpallja e zonës së kufizuar ushtarake do të pamundësojë kontrabandimin e mallrave, pasi që tani kontrollohen pikat kufitare në veri”, shprehet Bektashi.

Kontrollin e pikave kufitare në veri aktualisht janë duke e bërë ushtarët e KFOR-it, ndërkaq thuhet se doganierët kosovarë ende nuk janë të vendosur në këto pika
  • 16x9 Image

    Luljeta Krasniqi - Veseli

    Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG