Ndërlidhjet

logo-print

KFOR: Bllokada në zonën e Zubin Potokut është hequr


KFOR-i përmes një njofitmi për media konfirmoi se bllokada rrugore në rrugën sekondare në zonën e Zubin Potokut është larguar gjatë mëngjesit të ditës së sotme.

"Qëllimi i këtij operacioni është përmirësimi i qasjes së qytetarëve të Kosovës në
rrugën kryesore dhe rivendosja e lirisë së lëvizjes në afërsi të Zubin Potokut", thuhet në njoftim.

KFOR-i thotë se aksioni është kryer në koordinim të afërt me EUEX-in dhe ka "kaluar pa kurrfarë pengimi".

Barrikadat në rrugë janë vënë nga serbë lokalë si reagim ndaj akisonit të Qeverisë së Kosovës për futjen nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31 në veri të vendit.

Sipas, forcave të KFOR-it, aktualisht "situata në përgjithësi në Kosovë është e qetë".

" Nuk ka informata për incidente sinjifikante. KFOR-i pret nga qytetarët në të gjitha pjesët e Kosovës që ta ruajnë qetësinë dhe të ndihmojnë në shmangien e dhunës", thuhet në njoftimin për media të KFOR-it.
XS
SM
MD
LG