Ndërlidhjet

logo-print

Ramazani nis nesër, Thaçi uron besimtarët


Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërrnava dhe qytetarët e besimit islam të Kosovës.

Në urimin e kryeministrit thuhet se “ky muaj është ndër obligimet më fisnike të besimtarëve islamë, në të cilin kultivohen edhe më shumë vlerat humane, toleranca e përgjithshme, respekti i ndërsjellë, dashuria midis njerëzve dhe gatishmëria për sakrificë materiale për të mirën e shoqërisë”.

Në urim thuhet po ashtu se “duke dëshiruar që ky muaj të sjell edhe më shumë mirësi, lumturi dhe harmoni në familjet tuaja, uroj që Muajin e shenjtë të Ramazanit ta kaloni me lehtësinë e duhur, duke përmbushur mesazhin të cilin ai e bart.
XS
SM
MD
LG