Ndërlidhjet

A po rivendoset rendi në ushtrinë turke?


Ushtria e Turqisë dhe liderët politike po përballen me betejën për të rivënë rend brenda armatës së dytë më të madhe të NATO-s, para një takimi të këshillit ushtarak, i cili është vënë në hije nga dorëheqja e katër gjeneralëve kryesorë në shenjë proteste ndaj burgosjes së qindra oficerëve.

Tensionet e stërzgjatura mes ushtrisë sekulare dhe qeverisë islamike kanë vluar të premten kur shefi i shtabit gjenerali Isik Kosaner dha dorëheqje, së bashku me komandantët e forcave ajrore, tokësore dhe detare, duke lënë forcat e armatosura në panikë.

Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan do të kryesojë një takim katër-ditor të Këshillit Suprem Ushtarak, i cili fillon të hënën. Presidenti Abdullah Gyl mohon se ka krizë në ushtri.
XS
SM
MD
LG