Ndërlidhjet

logo-print

Maqedoni: Shuhet televizioni A1


Televizioni më i vjetër dhe më i shikuar privat në Maqedoni A1 ka falimentuar për shkak të borxhit prej 30 milionë eurosh.

Televizionit A1, i janë marrë frekuencat nga Agjencia për Komunikim Elektronik(AEK), për shkak të evazionit fiskal.

Agjencia ia mori frekuencat televizionit, para se për këtë të votonte Këshilli për Radiodifuzionin.

Procedurat e falimentimit u ngritën për shkak se pronari i televizionit Velija Ramkovski për disa muaj ishte në paraburgim së bashku me një pjesën të menaxhmentit të tij.

Mbi 230 gazetarë dhe punonjës të televizionit humbin punën pas mbylljes së A1-shit, i cili ishte lansuar në vitin 1993.
XS
SM
MD
LG