Ndërlidhjet

OKB: Gjendja në Afrikën Lindore e përkeqësuar


Kombet e Bashkuara kanë raportuar sot se situata në Afrikën Lindore pas thatësirave të mëdha është përkeqësuar.


"E ardhmja e një brezi të tërë është në rrezik”, është thënë nga Kombet e Bashkuara.

"Më shumë se 12 milionë njerëz në Somali, Kenia, Etiopia, Xhibuti, janë në nevojë urgjente për ndihmë, numri është në rritje çdo ditë", ka thënë koordinatorja e OKB-së për ndihma emergjente, Valerie Amos.

Sipas kësaj të fundit, dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur dhe tashmë dhe qindra mijëra janë të kërcënuar nga uria.

Luftimet e vazhdueshme në rajonet e Somalisë janë disa nga pengesat në drejtim të shpërndarjes së ndihmave.

Megjithatë ka thënë Amos “ne duhet të arrijmë te njerëzit ku janë pa vonesë”.


Ndihmat me kamionë, nga ajri dhe uji në jug të Somalisë janë plotësisht të bllokuara.

“Ne i bejmë thirrje të gjitha palëve për të lejuar hyrejn. Qëllimi ynë i vetëm është për të shpëtuar jetën”, tha ajo.

Amos ka thënë gjithashtu së edhe pse OKB-ja dhe disa vende anëtare, kanë premtuar një miliard dollare ndihmë të menjëhershme, ajo ka thënë duhet edhe një milardë dollarë tjera.

XS
SM
MD
LG