Ndërlidhjet

Vazhdojne përleshjet në Hama


Një numër i madh i personave të armatosur të opozitës raportohet se po luftojnë me trupat ushtarake të Sirisë në Hama, trupa këto që sulmuan qytetin para agimit në përpjekje për të shtypur protestat anti-qeveritare.

Mediat raportojnë se armata po përpiqet që të heqë barrikadat që janë vendosur në hyrje të Hamës.

Aktivistët për të drejtat e njeriut citojnë zyrtarët spitalorë në Hama të kenë thënë se të paktën 45 civilë janë vrarë në sulme.

Por, agjencitë perëndimore të lajmeve si AFP e DPA raportojnë se shifra e të vrarëve ka shkuar nga 100 deri mbi 130.

Njoftohet se përleshjet po vazhdojnë ende.
XS
SM
MD
LG