Ndërlidhjet

Stefanoviq e Bogdanoviq hezitojne të hyjnë përmes Jarinës


Kreu i ekipit negociator të Serbisë Borisllav Stefanoviq dhe ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Goran Bogdanoviq, janë nisur pasdite për në Kosovë, për t'u takuar me komandantin e KFOR-it, Erhar Byhler njoftojnë mediat serbe.

Stefonaviq u ka thënë mediave serbe se është një pikëpyetje e madhe nëse trupat e KFOR-it, do t’i lejojnë ata që të hyjnë në Kosovë nga vendkalimi kufitar në Jarinë, i cili është i mbyllur dhe tashmë është shpallur nga KFOR- zonë e kufizuar ushtarake.

“Ne shpresojmë se do të jemi në gjendje të shkojmë në Kosovë”, ka deklaruar Stefanoviq dhe ka shtuar se ai nuk do të përdorë ndonjë formë tjeter alternative për të hyrë në Kosovë.

Nëse nuk mund të hyjmë në Kosovë, ka thënë Stefanoviq, do të kthehemi në Beograd dhe nesër do të përpiqemi të takohemi më Robert Kuperin, zyrtarin e BE-së i cili ka ndermjetësuar në bisedimet Prishtinë Beograd.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, dy ditë me parë ka deklaruar se autoritetet kosovare në të ardhme do të marrin masa ligjore ndaj përfaqësuesve të Qeverisë së Serbisë të cilët do të qëndrojnë në mënyre të paligjshme në Kosovë.
XS
SM
MD
LG