Ndërlidhjet

Thaçi, Berisha diskutojnë për veriun


Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Shqipërisë Sali Berisha, kanë zhvilluar sot një takim punë, njofton zyra për informime e Qeverisë së Kosovës.

Siç thuhet në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, me theks të veçantë për zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës.

Me këtë rast, kryeministri Thaçi e ka njoftuar homologun e tij shqiptar, kryeministrin Sali Berisha për vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vënien e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërinë në pjesën veriore të Kosovës.

Nga ana tjetër, thuhet në njoftim, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha ka shprehur mirëkuptimin dhe mbështetjen e fuqishme të tij dhe të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për vendimin legjitim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kryeministri Berisha, në të njejtën kohë i ka ofruar kryeministrit Thaçi mbështetjen e parezervë të shtetit shqiptar për qeverinë kosovare në këtë drejtim.

Në fund të njoftimit thuhet se të dy kryeministrat u pajtuan se "çdo tendencë për të rihapur çështjen e ndryshimit të kufinjve nënkupton pasoja dhe ndryshim të kufijve në tërë rajonin".
XS
SM
MD
LG