Ndërlidhjet

Obama i tmerruar nga dhuna, thotë se do ta izolojë Asadin


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama ka thënë sot se është tronditur nga përdorimi i dhunës nga forcat e qeverisë siriane ndaj popullit të saj në Hama.

Obama ka premtuar se do të punojë me të tjerët në drejtim të izolimit të presidentit Bashar al- Asad.

Tanket siriane me predha dhe mitralozë kanë sulmuar qytetin e Hamës duke vrarë të paktën 80 civilë.

"Raportet nga Hama janë të tmerrshme dhe demonstrojnë karakterin e vërtetë të regjimit sirian”, tha Obama në një deklaratë, të cilën e lëshoi Shtëpia e Bardhë.

“Siria do të jetë një vend më i mirë, kur të tranzicioni demokratik të ecë përpara. Në ditët e ardhshme, SHBA do të vazhdojë trysninë mbi regjimin sirian dhe do të punojë edhe me të tjerët për të izoluar qeverinë e Asadit dhe do t’i qëndrojë pranë popullit të Sirisë”, ka thënë presidenti Obama.
XS
SM
MD
LG