Ndërlidhjet

logo-print

SHBA, optimizëm i matur për marrëveshjen


Senati amerikan ka nisur sot debatin për shkurtimet e shpenzimeve amerikane dhe rritjen e kufirit të borxhit të SHBA-së në përpjekje për të evituar dështimin financiar.

Senatorët kryesorë republikanë dhe demokratë kanë folur me optimizëm për një marrëveshje të mundshme që do t’i jepte fund konfliktit më të keq mes dy partive në historinë politike amerikane.

Lideri i shumicës në senat, demokrati Heri Reid tha se ka një “optimizëm të matur” se marrëveshja mund të arrihet.

Ndërsa, lideri republikan, Miç MekKonell tha më herët se negociatorët “ishin afër marrëveshjes”.

Shtëpia e Bardhë ka qenë optimiste, por e matur në lidhje me detajet e marrëveshjes, në të cilën duket se ende është duke u punuar.
XS
SM
MD
LG