Ndërlidhjet

Hapet pika kufitare në Bërnjak


Pika kufitare në Bërnjak raportohet të jetë hapur të dielën në mbrëmje për kalimin e udhëtarëve.

“Ashtu siç ju kemi njoftuar, është hapur për kalimin e qytetarëve”, ka thënë për mediat serbe, zëdhënësi i KFOR-it, Hans Diter Vihter.

Sipas tij, hyrja u lejohet vetëm automjeteve dhe autobusëve.

“Hyrjet në Jarinë dhe Bërnjak kanë qenë të mbyllura për shkaqe sigurie. Pas përmirësimit të gjendjes së sigurisë në Zubin Potok, ka qenë e mundur hapja e pikës në Bërnjak”, ka thënë Vihter.
XS
SM
MD
LG