Ndërlidhjet

logo-print

Turqi, takohet Këshilli i Lartë Ushtarak


Liderët politikë dhe ushtarakë të Turqisë do të takohen sot, me qëllim vendosjen e rendit në ushtri, pas dorëheqjes së katër komandantëve të lartë.

Të premten, bashkë me kreun e forcave të armatosura të Turqisë, gjeneralin Isik Kosaner, dorëheqje kanë dhënë edhe krerët e forcave ajrore, tokësore dhe detare.

Hapi i tyre thuhet se ka ardhur në shenjë proteste për burgosjen e disa gjeneralëve dhe ushtarëve - shumica prej tyre nën akuzat për kospiracion kundër Qeverisë së Erdoganit.

Kjo ishte hera e parë në historinë e Turqisë që katër komandatët më të lartë në forcat e armatosura të largohen në të njëjtën ditë.

Gjatë takimit katërditor të Këshillit të Lartë Ushtarak, i cili do të kryesohet nga kryeministri Rexhep Taip Erdogan, pritet të zgjidhen udhëheqësit e rinj të posteve boshe.
XS
SM
MD
LG