Ndërlidhjet

Mullen: Strehët e militantëve, kërcënim për stabilitetin


Komandanti ushtarak i Shteteve të Bashkuara, admirali Majk Mullen, tha se srehët e militantëve në Pakistan vazhdojnë të përbëjnë një pengesë të rëndësishme për arritjen e stabilitetit afatgjatë në Afganistan dhe Pakistan.

Duke folur para gazetarëve në Afganistan, admirali Mullen tha se administrata e Obamës vazhdon të nxisë autoritetet pakistaneze për të ndërmarrë hapa kundër rrjetit Hakani dhe militantëve të tjerë që gëzojnë strehë të sigurt në Pakistan.

Mullen po ashtu tha se veprimet e grupeve militante gjatë Muajit të Shenjtë Islamik janë të vështira për t’u parashikuar.

Ai theksoi se talibanët duket të jenë dobësuar në disa fusha, ndonëse paralajmëroi se do të vazhdojnë me “vendosjen e pajisjeve të improvizuara plasëse dhe vdekjeprurëse”.
XS
SM
MD
LG