Ndërlidhjet

Rexhepi kërcënon me arrestimin e Stefanoviqit dhe Bogdanoviqit


Pas hyrjes së zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë në territorin e Kosovës, ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka kërcënuar me arrestimin e tyre.

Rexhepi ka thënë se shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, dhe ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, kanë hyrë ilegalisht në Kosovë dhe se mund të pasojë arrestimi dhe deportimi i tyre në Serbi.

"Ministria e Punëve të Brendshme nuk u ka dhënë leje zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë të hynë në Kosovës", i ka thënë Rexhepi agjencisë Tanjug.
XS
SM
MD
LG