Ndërlidhjet

Obama: Nuk kemi mbaruar ende!


Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se demokratët dhe republikanët në Kongres kanë arritur marrëveshjen për të parandaluar moslikuidimin e borxhit.

Megjithatë, marrëveshja duhet të miratohet nga ligjvënësit në të dyja dhomat e Kongresit – Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve.

Obama u bëri thirrje ligjvënësve të të dyja partive të mbështesin marrëveshjen për të rritur në 14.3 trilionë dollarë kufirin e borxhit – një hap ky që do t’i lejonte qeverisë të paguajë faturat e saj dhe të shmangë moslikuidimin.

“Nuk kemi mbrauar ende. Dua të nxis anëtarët e të dyja partive të bëjnë gjënë e duhur dhe ta mbështesin këtë marrëveshje me votat e tyre gjatë ditëve të ardhshme. Kjo do të na lejonte të shmangim moslikuidimin. Kjo do të na lejonte të paguanim faturat. Kjo do të na lejonte të fillojmë reduktimin e deficitit tonë në mënyrë të duhur. Dhe, kjo do të na lejonte të kthehemi te një biznes shumë i rëndësishëm i të bërit gjithçka për krijimin e vendeve të punës, rritjen e pagave dhe rritjen e kësaj ekonomie më shpejt se që po rritet aktualisht”, tha Obama.

Ligjvënësit janë përballë afatit të fundit, që është mesnata e dy gushtit. Në të kundërtën, Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë në gjendje të paguajnë të gjitha faturat, çfarë do të ndikonte edhe në tregjet globale.
XS
SM
MD
LG