Ndërlidhjet

Stefanoviq: Dialogu i domosdoshëm


"Përpjekja e Prishtinës që të tërhiqet nga dialogu, për shkak se është e vetëdijshme që edhe veten, edhe procesin e ka sjellë në pikëpyetje me veprimet e saj që nga 25 korriku, mendoj se nuk është e mirë. Mendoj se të gjithë duhet t’i ulin tensionet dhe sa më parë t’i kthehemi tavolinës së bisedimeve. Ne nuk kemi dilema, ne e dimë se dialogu është i domosdoshëm", ka thënë kreu i delegacionit serb në bisedime, Borisllav Stefanoviq, për Radion Evropa e Lirë.

I pyetur nëse pala serbe është e gatshme të tërhiqet po qe se Prishtina nuk do të diskutojë, Stefanoviq ka thënë se "ky nuk është vendim i tij".

Stefanoviq dhe ministri serb për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, mësohet të kenë hyrë në Leposaviq, mbrëmë vonë, përmes rrugëve sekondare.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka kërcënuar me arrestimin e tyre, meqë, siç ka thënë, ata kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Në përgjigje të këtyre paralajmërimeve, Stefanoviq ka thënë:

"Kjo nuk i kontribuon askujt. Nuk jemi këtu për të provokuar dikë, po bëjmë një punë serioze, në kushte të vështira, ka shumë nervozë... Është më mirë që këtë krizë ta përfundojmë në mënyrë të qetë, me kokë të ftohtë dhe të nisim dialogun".
XS
SM
MD
LG