Ndërlidhjet

logo-print

Nis gjykimi i "gruas së Al Kaidës"


Drejtësia saudite ka nisur gjykimin e gruas që akuzohet për përfshirje në aktivitete terroriste.

Kjo është gruaja e parë në Mbretëri që akuzohet për "lidhje me Al Kaidën dhe rekrutimin e anëtarëve të rrjetit terrorist".

E dyshuara, e cila u identifikua në media vetëm si "Gruaja e Al Kaidës", besohet të jetë 45 vjeçe dhe të jetë arrestuar vitin e kaluar.

Raportet e mediave thonë se me kërkesën e familjes së saj, gjyqi do të zhvillohet në formë private dhe pa praninë e mediave.
XS
SM
MD
LG