Ndërlidhjet

logo-print

Ish-lideri komunist, i sëmurë për të vazhduar gjyqin


Një gjykatë e Varshavës tha se lideri polak i komunizmit, Vojçeh Jaruzellski, është shumë i sëmurë për të vazhduar gjyqin, për rolin e tij në imponimin e ligjit të luftës, 30 vjet më parë.

Jaruzellski si kryetar i qeverisë ka imponuar ligjin e luftës në Poloninë komuniste, në dhjetor të 1981-shit, në përpjekje për të dobësuar Lëvizjen e Solidaritetit, e cila organizonte protesta kundër regjimit.

Gjykimi kundër të akuzuarit 88-vjeçar ka nisur në vitin 2008. Jaruzellski është diagnostikuar me kancer dhe i është nënshtruar kimioterapisë.
XS
SM
MD
LG