Ndërlidhjet

Kirgizia do të ndryshojë emrin e kryeqytetit


Kirgizia ka nisur një fushatë të mbledhjes së nënshkrimeve për të ndërruar emrin e kryeqytetit.

Grupet politike dhe sociale duan të ndryshojnë emrin nga Bishkeku në Manas.

I fundit është heroi legjendar i popullit krigiz, i pavdekshëm në folklorin kulturor për më shumë se 1000 vjet.

Rreth 10 mijë nënshkrime pritet të mblidhen deri në shtator në mënyrë që Parlamenti të mund të shqyrtojë iniciativën.
XS
SM
MD
LG