Ndërlidhjet

Jahjaga: Kontrolli i kufijve nuk negociohet


Presidentja Jahjaga, kryeministri Thaci dhe ministri Rexhepi gjatë vizitës njësisë ROSU të Policisë, 1 gusht, 2011

Presidentja Jahjaga, kryeministri Thaci dhe ministri Rexhepi gjatë vizitës njësisë ROSU të Policisë, 1 gusht, 2011

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se kontrolli i kufijve është e drejtë sovrane e Republikës së Kosovës dhe se kjo nuk mund të negociohet.

“Për këtë nuk bisedohet me askënd por bëhet bashkëpunimi. Në këtë mandat e shoh edhe misionin e KFOR-it dhe të EULEX-it në Kosovë në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit dhe në zbatimin e rendit dhe të ligjit të Republikës së Kosovës, vendit në të cilin shërbejnë me mandate këto misione”, ka thënë Jahjaga gjatë një vizite u që ka bërë bashkë me kryeministrin Hashim Thaçi kampit të Njësisë Speciale të Policisë Kosovës, në afërsi të Aeroportit të Prishtinës.

Ajo ka përgëzuar policët, duke thënë se “këto ditë kanë qenë nderi i të gjithë vendit”.

“Ju ngjallët respektin e të gjithë qytetarëve të Kosovës me aksionin që e kryet sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të kontrolluar kufirin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë përkatësisht marrjen nën kontroll të plotë të pikave kufitare doganore 1 dhe 31. Këtë detyrë e kryet me sukses dhe mundësuat që për të parën herë në dymbëdhjetë vjetët e lirisë së Kosovës, ne si shtet të kontrollojmë të gjithë territorin dhe të zbatojmë ingerencat e shtetit në të gjitha pjesët e vendit tonë”, tha presidentja Jahjaga.

Ajo përmendi edhe rënien në detyrë të polcit Enver Zymberaj, i cili u shpall nga ajo, Hero i Kosovës, dhe premtoi se “institucionet do të bëjnë kallëzimin penal në mënyrë që kriminelët për këtë vepër të marrin dënimin e merituar”.

Në anën tjetër, kryeministri Hahsim Thaçi tha se Njësia Speciale bashkoi vendin, ndërsa policinë e rënë Enver Zymberi e quajti si shembull se si vdiset duke e ruajtur sovranitetin e Kosovës.

Duke përgëzuar Njësinë Speciale të Policisë, Thaçi tha se shtrirja e autoritetit në veri të vendit, është synimi që ai si kryeministër ia ka vënë vetes.
XS
SM
MD
LG