Ndërlidhjet

logo-print

Rusia dënon dhunën në Siri


Rusia kërkoi nga Siria që menjëherë të ndalojë përdorimin e dhunës dhe represionit ndaj protestuesve civilë, në një nga kritikat më të fuqishme deri më tash të bëra ndaj aksionit të qeverisë së Bashar al Asadit.

Ministria e Jashtme ruse ka shprehur përmes një deklarate “shqetësimet serioze” pasi që aktivistët thanë se afër 140 njerëz u vranë të dielën, që ishte dita më e përgjakshme në më shumë se katër muaj, që kur po vazhdojnë protestat kundër regjimit.

Moska ka kërkuar nga aleati i saj kryesor në botën arabe, që të ndalojë përdorimin e forcës, ndërkaq nga opozita siriane që të përmbahet nga sulmet kundër autoriteteve.
XS
SM
MD
LG