Ndërlidhjet

Policia kineze ekzekutoi dy ujgurë


Autoritetet lokale në Kinën perëndimore thanë përmes një deklaratë se dy ujgurë, të dyshuar se kanë marrë pjesë në dhunën në qytetin e Kashit, janë ekzekutuar.

Në deklaratë thuhet se që “të dy janë ekzekutuar në vend nga policia që ishte në proces të zënies së tyre”.

Autoritetet kineze kanë akuzuar “ekstremistët fetarë” myslimanë të udhëhequr nga njerëzit “që janë trajnuar në kampet terroriste përtej oqeanit“ se kanë orkestruar dhunën që la të vdekur 18 persona dhe dhjetëra të lënduar.

Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, duke cituar një deklaratë të qeverisë se Kashit tha se një hetim fillesatar t policisë ka gjetur se liderët e grupit që qëndrojnë pas dhunës kanë mësuar për ekplozivët dhe armët e zjarrit në Pakistan në një kamp të separatistëve të quajtur “Lëvizja Islamike e Turkestanit Lindor”.

Tensionet etnike janë të larta në Ksinxhiang, vendi tradicional i ujgurëve myslimanë pas fluksit të madh të ardhjes së kinezëve hanë.

Afër 200 njerëz qenë vrarë në përleshjet e vitit 2009 gjatë luftimeve në Urumki në mes të ujgurëve dhe kinezëve hanë.
XS
SM
MD
LG