Ndërlidhjet

logo-print

KFOR: Veriu qetë, por ende me tensione


KFOR-i ka njoftuar përmes një komunikate për media se situata në veri është relativisht e qetë, por ende e tensionuar.

“Trupat e KFOR-it i kanë nën kontroll dy pikat e kalimit kufitar në Jarinje (Porta 1) dhe Bernjak (Pika 31)”, thuhet në njoftim.

Ushtarët, bën të ditur KFOR-i, po patrullojnë dhe kontrollojnë zonën e Zubin Potokut dhe vendet tjera në veri.
XS
SM
MD
LG