Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një marrëveshje


Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit në SHBA, ka miratuar një marrëveshje që lejon një rritje të borxhit të qeverisë amerikane.

Dhoma e Përfaqësuesve, ku shumica janë republikane, kanë votuar me 216 vota për, dhe 161 vota, kundër, për të parandaluar falimentimin e qeverisë amerikane.

Shumica e votave thuhet të kenë ardhur nga republikanët, ndërsa anëtarët e partisë së presidentit Barack Obama ishin të ndarë: 95 për dhe 95 kundër.

Marrëveshja tani duhet të votohet në Senat, i cili udhëhiqet nga demokratët.

Demokratët në Kongres janë kundër shpenzimeve pa ngritur taksat për të pasurit.

Më herët Obama u bëri thirrje ligjvënësve të të dyja partive të mbështesin marrëveshjen për të rritur në 14.3 trilionë dollarë kufirin e borxhit – një hap ky që do t’i lejonte qeverisë të paguajë faturat e saj dhe të shmangë moslikuidimin.
XS
SM
MD
LG