Ndërlidhjet

Këshilli i Sigurimit diskuton për Sirinë


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura për të diskutuar zhvillimet e fundit në Siri dhe për të shtyrë përpara mundësinë e miratimit të një projekt-rezolute që do të dënonte regjimin sirian për përdorimin e dhunës ndaj protestuesve.

Seanca e së hënës, erdhi pas raportimeve për vdekjen e më shumë se 100 personave në Siri të dielën, duke përfshirë këtu një numër të konsiderueshëm të banorëve në Hama.

Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë raportuar se ushtria siriane ka vazhduar bombardimet në Hama edhe gjatë ditës se djeshme, ku është raportuar për viktimat të tjera.

Përpara takimit të Këshillit të Sigurimit, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton u ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillit që e kishin kundërshtuar më parë një rezolutë mbi Sirinë ta rishikojnë atë.

Klinton gjithashtu ka kërkuar që regjimi i Sirisë "t'i ndal masakrat tani."

Bashkimi Evropian ka zgjeruar sanksionet kundër Sirisë.
XS
SM
MD
LG