Ndërlidhjet

Shpërthim pranë një Kishe në Irak


Policia irakiane ka bërë të ditur se një makinë bombë ka shpërthyer në afërsi të një kishe të krishterë, në qytetin e Kirkukut në Irakun verior, ku janë plagosur të paktën 14 njerëz.

Në mesin e të plagosurve thuhet të jetë edhe prifti i kishës.

Shpërthimi ka dëmtuar në masë të madhe objektin, sikurse edhe dhjetëra shtëpi në zonën përreth kishës.

Të krishterët irakianë kanë qenë shpesh në shënjestër të sulmeve, gjë që ka bërë që mijëra nga ta të largohen nga vendi.
XS
SM
MD
LG