Ndërlidhjet

logo-print
Ndonëse është bërë thirrje nga disa qytetarë, që të bojkotohet blerja e prodhimeve serbe që ende gjenden në tregun kosovar, konsumatorët po vazhdojnë t’i blejnë ato. Pronarë të shitoreve, thonë se konsumatorët po i kërkojnë produktet serbe, edhe pse sipas tyre, tashmë ka filluar të shpenzohen sasitë rezervë.

Në tregun kosovar, ende po vazhdojnë të shiten produktet serbe, ndonëse disa qytetarë tashmë kanë bërë thirrje që këto produkte të bojkotohen.

Në shitoren “Linda” në Prishtinë, pronarja Majlinda Berisha, thotë se nuk po ndjehet mungesa e produkteve që janë importuar nga shteti serb, për shkak se ende ka sasi rezervë.

Por sipas saj, ka edhe konsumatorë, që tashmë kanë filluar ti zëvendësojnë këto produkte me prodhime vendore.

Një herë për një herë i kemi produktet e Serbisë në treg, për shkak se kemi pasur sasi rezervë. Konsumatorët nuk po i bojkotojnë, po i blejnë. Kemi pasur një rast, kur një e re ka pyetur për ‘keks sempre’ në vend të ‘plazma keksit’, edhe pse atë produkt e kemi pasur në treg”, thotë Berisha.

Ndërkaq, Adelina Jonuzi, thotë se në shitoren ku ajo punon, nuk është e shprehur kërkesa për produkte serbe, edhe pse ka të tillë që po i kërkojnë ato.

Janë disa produkte që po kërkohen si ‘plazma keksi’ dhe ‘koka kola’, por të tjerat jo. Shumicën po i refuzojnë. Nuk mund të them se është e shprehur kërkesa”, sqaron ajo.

Edhe Naim Miftari, thotë se në shitoren ushqimore ku ai punon, shumica e konsumatorëve po i bojkotojnë prodhimet serbe, edhe pse të tillat po gjinden ende ne tregun kosovar.

Nuk po i kërkojnë, po i bojkotojnë. Gjitha produktet po zëvendësohen me prodhime vendore. Gjitha produktet janë duke u zëvendësuar”, tregon Miftari.

Ndërkaq, Selman Kastrati, pronar i shitores “Dioni”, thotë se konsumatorët ende po i kërkojnë produktet që janë mësuar t’i konsumojnë.

Nuk po i bojkotojnë. Mendoj se ende nuk janë vetëdijesuar qytetarët. Ka produkte që i kërkojnë, si për shembull plazma keksin”, bën të ditur ai.

Sidoqoftë, në shitoren “Niki”, pronari i saj, thotë se shumë produkte serbe që kanë qenë në tregun kosovar, tashmë kanë filluar të humbin.

E pronari Latif Muharremi, thotë se pikërisht ato produkte i kërkojnë konsumatorët.

Deri tash nuk po i bojkotojnë. Mendoj se është ende herët. Ne jemi market (shitore) më e vogël dhe kemi sasi më të vogla të produkteve, dhe po shihet që tash që ka mungesë. Sa i përket konsumatorëve, veç kanë filluar t’i kërkojnë disa prodhime që tashmë si kemi, si ‘koca kollën’, ‘shfepsin’, ‘fantën’, e që ne i kemi marrë nga Serbia edhe pse nuk janë prodhim serb”.
  • 16x9 Image

    Ariana Kasapolli - Selani

    Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

XS
SM
MD
LG