Ndërlidhjet

Italia thërret ambasadorin e Sirisë


Italia ka thirrur ambasadorin e Sirisë për konsultime, duke vënë në pah se regjimi sirian "po bën represion të tmerrshëm kundër popullatës civile".

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme thuhet se "Italia u bën thirrje të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian të thërrasin të dërguarit e tyre në Siri, pas eskalimit të protestave kundër presidentit Bashar al-Asad".

Qindra njerëz raportohet të kenë humbur jetën në disa qytete të Sirisë që nga fundjava.

Këshilli i Sigurimit sot pritet të vazhdojë diskutimet për situatën në Siri.
XS
SM
MD
LG