Ndërlidhjet

logo-print

Lexuesit britanikë, pre e sulmeve kibernetike


Gazeta britanike në pronësi të Rupert Mërdokut ka paralajmëruar lexuesit se mund të jenë vjedhur të dhënat e tyre personale gjatë një sulmi kibernetik, muajin e kaluar.

Adresat, ditëlindjet dhe numrat e telefonit të lexuesve që morën pjesë në konkurset në internet, mund të kenë pësuar gjatë sulmit të gazetës "Sun" më 19 korrik.

Grupi i hakerëve LulzSec ka marrë përgjegjësinë për sulmin. I njëjti ka kryer sulme edhe ndaj bizneseve ndërkombëtare dhe agjencive qeveritare, përfshirë këtu Agjencinë Qendrore të Inteligjencës në Shtetet e Bashkuara dhe gjigandin elektronik Sony.
XS
SM
MD
LG