Ndërlidhjet

SHBA kërkon mbrojtje ligjore për trupat në Irak


Komandanti ushtarak i Shteteve të Bashkuara, admirali Majk Mullen, tha se Iraku duhet të marrë vendim mbi të ardhmen e trupave amerikane në vend dhe t'iu japë atyre mbrojtje nga ndjekja ligjore, nëse vendos të mbajë të tillë edhe pas fundit të këtij viti.

Ai i bëri këto komente në Bagdad, ku ka takuar krerët e lartë politikë, për të diskutuar nëse Iraku do të mbajë ushtarë amerikanë pas 31 dhjetorit - që është afati i fundit i tërheqjes së trupave.

Uashingtoni ka ofruar rreth 10 mijë trupa për trajnimin e forcave irakiane, por zyrtarët në Bagdad kanë kaluar afatin e 23 korrikut për të arritur marrëveshje rreth prezencës së tyre.
XS
SM
MD
LG