Ndërlidhjet

Princi saudit ndërton kullën më të lartë në botë


Princi saudit Alvaled bin Talal ka nënshkruar një kontratë prej 1.23 miliardë dollarësh me firmën ndërtimore “Bin Laden Group”, për të ndërtuar kullën më të lartë në botë në qytetin Jedah.

Kulla pritet të arrijë në më shumë se 1 mijë metra dhe të marrë pesë vjet deri në përfundim të ndërtimit. Ajo do të përfshijë hotel, zyra dhe do të projektohet nga një kompani amerikane.

Aktualisht, kulla më lartë në botë ndodhet në Dubaj. Lartësia e saj arrin 828 metra.
XS
SM
MD
LG