Ndërlidhjet

Obama e Klinton uruan besimtarët myslimanë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka uruar besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Përmes një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Obama u bëri thirrje njerëzve të ndihmojnë viktimat e prekura nga uria në Somali dhe Horn.

Në një deklaratë të ndarë, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se “sulmet e dhunshme ndaj civilëve sirianë po vazhdojnë edhe me fillimin e muajit të Ramazanit”.

“Gjatë kohës që do të duhej të ishte për lutjet dhe mbledhjet e familjeve, ne vajtojmë vdekjen e të vrarëve, sidomos të fëmijëve të pafajshëm në Siri”, thuhet në deklaratën e Klintonit.
XS
SM
MD
LG