Ndërlidhjet

logo-print

Daçiq: Serbia këmbëngul në dialog


Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se “qetësimi i situatës në Kosovë është nevojë uregjente, ashtu sikur dhe kthimi në tavolinën e bisedimeve”.

Duke folur para Komitetit për Politikë të Jashtme të Austrisë, Daçiq tha se Serbia bën thirrje për një “kompromis të drejtë, që do t’i kënaqte të dyja palët”.

“Kompromis do të thotë që secili merr diçka edhe prej asaj që nuk e dëshiron”, ka thënë Daçiq.

Ai po ashtu ka theksuar se prioritet absolut i politikës së Serbisë është që këtë vit të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG