Ndërlidhjet

Gjermania dërgon 550 trupa shtesë në Kosovë


Në përgjigje të kërkesës së NATO-s, Gjermania do të dërgojë 550 trupa shtesë për të monituruar paqen në Kosovë, pas eksalimit të situatës javën e kaluar.

Zëdhënësja e NATO-s, Karmen Romero, tha se "KFOR-i do të vazhdojë të marrë masat e nevojshme brenda mandatit të tij për një mjedis të qetë dhe të sigurt, në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in".

“Mesazhi ynë është shumë i qartë: dhuna është e papranueshme. Ne e mirëpresim faktin që situata është qetësuar dhe dialigu është e vetmja zgjidhje për situatën e tanishme”, tha Romero.

Situata në veri është përkeqësuar pas aksionit të forcave speciale të Policisë së Kosovës për të vënë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31.

Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjet drejtuar Beogradit dhe Prishtinës për t'iu kthyer bisedimeve.

"Duhet t’iu kthehemi bisedimeve dhe negocaiatve”, tha Majkëll Men, zëdhënës i shefes për politikë të jashtme të BE-së.

“Bashkimi Evropian pret të shohë përparim të shpejtë dhe thelbësor. Dhuna nuk do të tolerohet kurrë dhe veprimet e njëanshme të njërës ose tjetrës palë nuk janë të dobishme”, u ka thënë Men gazetarëve në Bruksel.
XS
SM
MD
LG