Ndërlidhjet

Cvetkoviq: KFOR-i dhe EULEX-i të mbeten neutralë


Kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviq, u ka bërë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë të nisin bisedimet me zyrtarët e Qeverisë serbe, të cilat, sipas tij, “duhet të rezultojnë me qetësimin e situatës në Kosovë, kthimin e gjendjes së mëparshme në veri dhe rikthimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit”.

Përmes deklaratës për media, Cvetkoviq ka thënë se “administrata në Prishtinë dhe institucionet ndërkombëtare janë përgjegjëse për situatën e re, dhe jo Beogradi”.

“Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, KFOR-i dhe EULEX-i, duhet të mbeten neutralë, nuk duhet të radhiten nga asnjëra anë, siç po bëjnë tani duke refuzuar bisedimet me përfaqësuesit legjitimë të Serbisë dhe duke bllokuar ushqimet – çfarë do të mund të çonte në një katastofë humanitare”, thuhet në deklaratën e Cvetkoviqit.
XS
SM
MD
LG