Ndërlidhjet

Dënohen me vdekje për sulm ndaj kishës


Drejtësia irakiane ka dënuar me vdekje tre persona për sulmin ndaj kishës vitin e kaluar, i cili rezultoi me 68 viktima.

Zëdhënësi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Satar Abdul Bairkdar, tha se "personat në fjalë janë gjetur fajtorë për planifikimin dhe përgatitjen e sulmit më 31 tetor, kur kamikazë të Al Kaidës mbajtën peng Katedralën e Zonjës së Shpëtimit në Bagdad për orë të tëra, para se të shpërthenin eksplozivët".

Bairkdar tha se të dënuarit kanë një muaj kohë për të apeluar vendimin. Sipas tij, personi i katërt që ka lidhje me sulmin është dënuar me 20 vjet burg.

Komiteti i Krishterë në Bagdad e ka përshëndetur vendimin.
XS
SM
MD
LG