Ndërlidhjet

logo-print

Itali, komisioni parlamentar miraton ndalesën e burkës


Një komision parlamentar i Italisë ka miratuar projekt-ligjin që ndalon gratë të mbajnë shami që mbulojnë tërësisht fytyrat e tyre në publik.

Drafti i miratuar nga komisioni për çështje kushtetuese ndalon gratë të veshin burka, nakib apo të ngjashme.

Drafti pritet të përcillet në Parlament.

Franca dhe Belgjika janë dy vendet evropiane që kanë ndaluar rreptësisht mbajtjen e vellos që mbulon fytyrën në publik.
XS
SM
MD
LG