Ndërlidhjet

Obama: Punuam për të mirën e vendit


Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar marrëveshjen për rritjen e kufirit të borxhit amerikan, duke kaluar pengesën e fundit vetëm disa orë para afatit të Departamentit të Thesarit.

"Kongresi ka miratuar tashmë një kompromis për të reduktuar deficitin dhe për të shmangur moslikudimin që do të shkatërronte ekonominë tonë. Ishte një debat i gjatë dhe unë dua të falënderoj popullin amerikan për presionin ndaj zyrtarëve të zgjedhur, për të lënë mënjanë politikën dhe për të punuar së bashku në të mirën e vendit", tha presidenti Barak Obama.

Ligjvënësit ishin përballë afatit të fundit, që është mesnata e dy gushtit.

Në rast të mosmiratimit të marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara nuk do të ishin në gjendje të paguanin të gjitha faturat, çfarë do të ndikonte edhe në tregjet globale.
XS
SM
MD
LG