Ndërlidhjet

logo-print

Bosnja kritikon sërish taksën e Kosovës


Oda Ekonomike në Sarajevë e vlerëson si shkelje të marrëveshjes rajonale për tregti të lirë taksën që Kosova u ka vënë prodhimeve të Bosnjës.

"Eksportuesit boshnjakë, tani e tutje, janë të detyruar të paguajnë taksën doganore që rrit çmimet e prodhimeve të tyre dhe i bën ato më pak konkurruese në treg", tha Dushko Hasiq nga Oda Ekonomike e Bosnjës.

Më 20 korrik, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për masa reciprociteti të plotë për produktet e Serbisë, ndërsa për Bosnjë e Hercegovinën taksë doganore prej 10 për qind.

Dy shtetet që nga viti 2008 kanë bllokuar produktet kosovare, në kuadër të marrëveshjes për tregëtinë e lirë CEFTA.
XS
SM
MD
LG