Ndërlidhjet

Obama nënshkruan ligjin për rritjen e kufirit të borxhit


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka nënshkruar masën që lejon rritjen e kufirit të borxhit amerikan, duke e shndërruar atë në ligj.

Obama e nënshkroi ligjin menjëherë pas votimit të Senatit në favor të masës.

Para nënshkrimit, presidenti falënderoi amerikanët:

"Kongresi ka miratuar tashmë një kompromis për të reduktuar deficitin dhe për të shmangur moslikudimin që do të shkatërronte ekonominë tonë. Ishte një debat i gjatë dhe unë dua të falënderoj popullin amerikan për presionin ndaj zyrtarëve të tyre të zgjedhur, për të lënë mënjanë politikën dhe për të punuar së bashku në të mirën e vendit", tha presidenti Obama.
XS
SM
MD
LG