Ndërlidhjet

Byler takon Stefanoviqin dhe Bogdanoviqin


Takimi i 29 korrikut
Takimi i 29 korrikut


Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Erhard Byler, në orët e mbrëmjes ka zhvilluar një takim të shkurtër me shefin e delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borislav Stefanoviq dhe ministrin serb për Kosovën, Gordan Bogdanoviq.

Lajmi konfirmohet nga forcat paqerujatëse, të cilat në një komunikatë takimin e kanë cilësuar si “shkëmbim të shkurtër dhe joformal të pikëpamjeve”.

Takimi është mbajtur në afërsi të kampit të KFOR-it, Noting Hill, ndërmjet fshatit Sllatinë dhe Leposaviqit.

“Para bisedave joformale, komandanti i KFOR-it është ndaluar në bllokadën rrugore në Sllatinë”, thuhet në komunikatë, ku bëhet e ditur se vetëm pasi protestuesit kishin liruar rrugën, gjenerali Byler kishte zhvilluar takimin.

Hollësi të tjera mbi këtë takim nuk janë dhënë, ndonëse është paralajmëruar mundësia e një takimi tjetër gjatë ditës së nesërme.
XS
SM
MD
LG