Ndërlidhjet

Iraku do të negociojë me amerikanët për praninë e trupave


Ministri i jashtëm i Irakut, ka deklaruar se udhëheqësit irakianë u kanë dhënë disa politikanëve lejen e qeverisë për të negociuar me Shtetet e Bashkuara për një marrëveshje të mundëshme për të mbajtur trupat amerikane në Irak dhe për t’i stërvitur forcat irakiane të sigurisë pas përfundimit të këtij viti, kur trupat amerikane është planifikuar të largohen nga Iraku.

Ministri i jashtëm Hoshjar Zebari, i ka thenë agjencisë së lajmeve Associated Press, se një marrëveshje e tillë përfundimtare është ende larg për tu vendosur.

Megjithatë, qeveria irakiane ende mund të insistoj se ushtria amerikane duhet të tërhiqen nga Iraku në përputhje me një marrëveshje të arritur në vitin 2008.

Rreth 46 mijë trupat amerikan janë aktualisht në Irak.
XS
SM
MD
LG