Ndërlidhjet

logo-print

Opozita libiane pritet ta rihapë ambasadën në Uashington


Departamenti amerikan i Shtetit tha se ka bërë gati ambasadën e Libisë në Uashington për ta rihapur me punonjës nga Këshilli Tranzitor i kryengristësve, që po luftojnë për rrëzimin e regjimit të Gadafit.

Mësohet se SHBA do të lirojë 13 milionë asete për ambasadën, të cilat ishin ngrirë nga autoritetet amerikane.

Zyrtarët e DASH-it thanë se kërkesa e Kshillit Tranzitor për të rihapur ambasadën është miratuar në prag të vendimit të administratës Obama për të njhour zyrtarisht Këshillin e kryengritësve si qeveri legjitime të Libisë.

Në muajin shkurt të këtij viti, opozita libiane ka nisur operacionet për rrëzimin e Muamer Gadafit dhe tani ka nën kontroll gjysmën e Libisë.

Koalicioni i forcave ajrore të NATO-s vazhdon sulmet ndaj caqeve të qeverisë.
XS
SM
MD
LG