Ndërlidhjet

KS diskuton Sirinë, bisedimet vazhdojnë


Diplomatët thonë se nuk është arritur asnjë marrëveshje gjatë diskutimeve të së martës.

Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitali Curkin, u tha gazetarëve se 15 përfaqësuesit e Kshillit të Sigurimit do të konsultohen me qeveritë e tyre dhe do t’iu kthehen sot sërish bisedimeve.

“Pikëpamja jonë është e ndarë nga një numër i anëtarëve të Këshillit të Sigurimit – bilanci i kërkuar nuk është arritur gjatë këtyre diskutimeve. Në formën e tanishme të tekstit, ajo (rezoluta) nuk mund të luajë një rol konstruktiv dhe pozitiv – rol ky që do të dëshironim ta luante Këshilli i Sigurimit në përpjekjen e tij për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të krizës në Siri”, tha Curkin.

Diplomatët thonë se ndarjet mes kombeve të Këshillit të Sigurimit kanë të bëjnë me formulimin e cdo dënimi të presidentit Bashar al-Asad dhe nëse rezoluta duhet të jetë ligjërisht e detyrueshme apo një deklaratë e dobët.

Që nga fundjava, dhuna e regjimit ka marrë qindra jetë të protestuesve sirianë.
XS
SM
MD
LG