Ndërlidhjet

LDK, kritika qeverisë për autostradën


Grupi i ekspertëve të ekonomisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka shprehur shqetësimin për, siç ka thënë, neglizhencën që po tregon Qeveria në menaxhimin e projektit të autostradës Morinë-Merdar.

Sipas komunikatës për media të kësaj partie, neglizhenca ka të bëjë me moszgjedhjen e kompanisë mbikëqyrëse të punimeve të autostradës, kushtet e rënda në të cilat punojnë punëtorët kosovarë dhe mosangazhimi e kompanive vendore në këtë projekt.
"LDK-ja e ka ngritur vazhdimisht zërin për mungesën e transparencës ndaj qytetarëve lidhur me këtë kontratë, për të cilën ndahet rreth 30% e buxhetit të shtetit për tri vitet e ardhshme. Mënyra se si qeveria po e menaxhon këtë projekt tregon qartë se mostransparenca është e qëllimshme", thuhet pos tjerash në deklaratën për media të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
XS
SM
MD
LG